Kreu i PD-së Lulzim Basha ka përkujtuar sot viktimat e masakrës së Reçakut.
Me një postim në Twitter, Basha shkruan se plaga është ende e freskët.
Mesazhi i kreut të PD-së, Lulzim Basha
Mbarë shqiptarët përkujtojnë sot masakrën e Reçakut.
Plaga është ende e freskët, dhimbjet nuk janë fashitur e do të mbeten derisa të ketë drejtësi për viktimat e genocidit në Reçak dhe në të gjithë Kosovën.
Drejtësi që historia të mos përsëritet, as harrohet e as tjetërsohet!