Moti i acartë me ngrica dhe reshje intensive të dëbores ka përfshirë një pjesë të vendit tonë këto ditë. Në Qarkun e Korçës, reshjet e dëborës kanë vijuar edhe gjatë natës së mbrëmshme.
Trashësia e borës ka arrit 10-30 cm. Gjatë natës është punuar për pastrimin e rrugëve por lëvizja për në Dardhë dhe Voskopojë, duhet të kalohet me zinxhirë.
Në Qafë Sharr, është i nevojshëm kalimi me zinxhirë.
Në fshatin Moglicë të Maliqit, janë këputur telat për shkak të linjës të amortizuar dhe pjesa më e madhe e fshatit nuk ka energji elektrike. Fshati Mesmali, vazhdon të jetë i izoluar prej dy ditësh.
Qafë Thana, ka vështirësi në lëvizjen e mjeteve pasi trashësia e dëborës shkon 20-30cm.
Në Pogradec dhe Proptisht ka ende probleme me energjinë elektrike pasi këto zona furnizohen me fiderin e Librazhdit por akoma nuk është gjendur defekti.
Në Dardhas ka ende fshatra të izoluar dhe lëvizja drejt saj bëhet vetëm me zinxhirë