Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Gledion Rehovica i bashkohet Partisë Socialiste.
Ai ka qenë në një takim me strukturat e LSI-së në Berat ku ka informuar për vendimin politik të tij.
Në një prononcim për median ai tha se vendimin e kishte marrë i imponuar nga sjellja politike që ka thyer besimin tim dhe të qytetarëve që na kanë votuar.
“LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i LSI-së ka mbaruar. Berati ka nevojë për progres. Tek LSI nuk kam vajtur me tender e nuk po iki me tender tek PS”, tha Rehovica.