Një tjetër dënim gjyqësor është marrë ndaj shqiptarit Ismail Rebeshi, i konsideruar kapo i mafias Italiane me veprim në territorin e Viterbos.
Pak orë më parë Gjykata e Cagliarit, në Sardegna e ka dënuar Ismail Rebeshin, me 6 vite burg, shqiptari kishte zgjedhur gjykim të shkurtuar e akuzohet për aktivitetet mafioz e trafik lëndësh narkotike. Një nga bazat e grupit të tij kriminal ishte në komunën Ogliastra në Sardegna, ku kishte vendosur lidhje me bosët mafiozë Sandro Arzu e Alessandor Ghisu.
Ismail Rebeshi është dënuar më parë me 12 vite burg e konsiderohet si personi kyç e pikë referimi me lidhje me mafien italiane Ndrangheta e Camorra për furnizimin me drogë të disa tregjeve shitjeje të saj në Itali por dhe në disa vende ekstra evropiane.
Hetimet e antidrogës Italiane, kanë vërtetuar se Rebeshi, ka trafikuar rreth 85 kg drogë nga Kolumbia, Siria e Shqipëria drejt Italisë. Droga më pas tregtohej në disa rajone italiane.
Vendimi i Gjykatës së Cagliarit në Sardegna ka dhënë 8 vite burg për mafiozët sardë Sandro Arzu e Alessandor Ghisu.
Gjatë operacionit të koduar Ichnos, ekzekutuar më vitin 2018 se bashku me Ismail Rebeshin u vënë në pranga dhe shqiptarët
Spartak Patozi i njohur me emrin “Richmond”
Shkelzen Patozi i njohur me ermin “Zeni”
Gazmir Gurguri i njojir me emrin “Gazi”
Sokol Dervishi i njohur me emrin “Codino”
Mes të arrestuarve me burg janë dhe dy femra një shtetase italiane e një me shtetase nga Maroku.
Ky grupim kriminal, nën drejtimin e shqiptarit Isamil Rebeshi i cili njihej me nofkën Ermal e të italianit , Giuseppe Trovato i thirrur Peppino, anëtar i një prej klaneve të mafies kalabreze Ndrangheta, kishte terrorizuar sipërmarrësit dhe banorët e Viterbos.
Me anë të metodave mafioze ata kishin vënë nën kontroll këtë territor ku menaxhonin trafikimin e lëndëve narkotike si dhe kishin përvetësuar me metoda të dhunshme disa sektorë të ekonomisë si bizneset e shitje blerjes së floririt si dhe disa lokale nate.
Hetimet e policisë italiane kanë nisur në dhjetor të 2017 e kanë vërtetuar mbi 50 episode të dhunshme të kryera nga ky grupim si kërcënime ndaj sipërmarrësve të zonës, djegie makinash mes të cilave dhe automjetet e dy punonjësve të policisë, letra kërcënuese me jetë e koka kafshësh të prera të hedhura në dyqanet e tregtarëve që nuk pranonin të paguanin.