Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në Laç, ku u njoh nga afër me projektin për rindërtimin e zonës më të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjatë inspektimit në terren, Rama takoi dhe disa banorë të cilët i pyeti nëse e besonin tani që qyteti do rindërtohej.
Rama: Tani e besoni që do bëhet apo jo?
Qytetari: E kemi besuar që në fillim (qesh)
Rama: Jo mo lëre po a e besoni tani? Epo shyqyr, beso e kontrollo është kjo punë.
Ndërsa takoi një nga punonjësit e kompanisë turke, i quajtur Servet i cili tha se ka origjinë shqiptare, Rama i premtoi se të dielën do jetë i pranishëm në ceremoninë e martesës së tij.
“Servet? Do martojmë çunin këtu me gocë nga Kurbini. Kur i keni këto, do bëni ndonjë ceremoni apo? Nesër? Po do vij unë nesër këtu për ceremoninë, merr fund kjo punë”, tha Rama.
“E fejuam djalin e Servetit në Laç”, tha kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara.
“Jo more, qenka kryeveper, do e bejme lajm kete te Lacit”, tha Rama.