Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë një konferencë për mediat këtë të shtunë. Ajo ka deklaruar se do vijojnë të jenë në fuqi masat kufizuese të lëvizjes nga ora 22:00 deri në 06:00.
Po ashtu, Manastirliu ka bërë me dije se fluturimet me Britaninë e Madhe do jenë të pezulluara deri me datë 1 shkurt, për shkak të përhapjes së variantit të ri të Koronavirusit.
"Do të vijojë që të jenë në fuqi masat që janë lëvizja kufizohet nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, i njëjti kufizim shërbimi do të jetë dhe për kafet dhe për restorantet përjashtuar vetëm shërbimin e ushqimit në shtëpi, dhe ato që do të duan që të lëvizin është e rëndësishme që të marrin leje tek E.albania”, tha Manastirliu. Fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara deri më 1 shkurt.
Më pas do të kemi një rivlerësim mbi këtë vendim”, deklaroi Manastirliu.