Ministria e Shëndetësisë do të ngrejë një grup pune që do të kryejë verifikimin e plotë të çdo akuze në spitalin e “covid 2”
“Ka dhe batakçinj të këtij lloji që në shkakton një dëm të dyfishtë. Shfrytëzojnë hallin e familjarëve por dhe shkelin besimin. Kjo është e neveritshme dhe meriton ndëshkim” tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sot për gazetarët pasi njoftoi vendimet e komitetit teknik për situatën e epidemisë dhe masat anti Covid.
Pak ditë më parë një emision investigativ zbuloi skandalin në spitalin Covid 2 ku një sanitare i kishte marrë 8 mln lekë vajzës së një pacienteje në këmbim të shërbimit.
Denoncimet janë të shpeshta, ndërsa u arrestua dhe një magazinier i spitalit të Kavajës i cili nxirrte bombolat e oksigjenit nga spitali dhe për tua dhënë qytetarëve në shtëpi.