Gazetari Mentor Kikia duke ironizuar zgjedhjet në Ugandë, ku edhe pse pati vrasje të protestuesve, bllokim të internetit ditën e zgjedhjeve edhe pse votimi ishte elektronik, jo pa ironi shkruan më tej se: Demokracia është duke u përhapur në çdo cep të globit dhe ka ca kohë që vjen vërdallë edhe këtej nga Ballkani.’
‘Demokracia në zgjerim…
Presidenti i Ugandës fitoi zgjedhjet, duke mbetur në pushtet tashmë edhe pas 3 dekadash. KQZ tha se procesi zgjedhor ishte i qetë, i lirë dhe i drejtë. Kishte di sa parregullsi të vogla, si:
Presidenti urdhëroi bllokimin e facebookut dhe ditën e zgjedhjeve nuk kishte internet është pse votimi ishte elektronik.
Para zgjedhjeve kishte disa protesta ku u vranë dhjetra njerëz. 46 vetëm në një protestë në nëntor.
Ndërsa udhëheqësi i opozitës, një njeri i paedukuar, ishte arrestuar se kishte thyer masat anticovid.
KQZ tha se këto parregullsi të vogla nuk ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.
Demokracia është duke u përhapur në çdo cep të globit.
Ka ca kohë që vjen vërdallë edhe ktej nga Ballkani.’