Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në aksin rrugor Lezhë-Shkodër pranë një karburanti.
Mësohet se një mjet tip Benz me drejtues shtetasin Ali Dushku është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasja, Marie Malaj.
Si pasojë e këtij aksident raportohet se është dëmtuar shtetasi Ali Dushku.
Ai u dërgua në Spitalin Rajonal Lezhë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.