Këtë të dielë në të gjithë vendin do të mbizotërojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike, me kthjellime dhe vranësira të pakta.
Në orët e pasdites pritet që këto vranësira të shtohen duke krijuar mundësi për reshje të izoluara dëbore, raporton meteoalb.
Temperaturat do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë, duke u luhatur në vlerat -13 deri në 6 gradë celcius.
Era do të fryj lehtë në tokë dhe mesatare në det, duke krijuar dallgëzim 4 ballë.