Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar nga policia greke në Kakavijë.
Shqiptari po tentonte te hynte ne Greqi pasi kishte kaluar doganën shqiptare.
Nga verifikimi ne sistem ai rezulton i kërkuar nga policia italiane për trafikimin të një sasie te madhe droge për të cilën është dënuar me 2 vjet heqje lirie dhe 5000 euro gjobë.
Lajmin e bën të ditur policia helene në komunikatën e saj, pa dhënë detaje për identitetin e të arrestuarit.