Dita e sotme, 17 janar 2021 shënon 553 vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Me rastin e kësaj dite, Presidenti Ilir Meta ka kujtuar Skënderbeun, duke e cilësuar atë si yllin polar të kombit tonë.
Postimi i plotë:
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të mbetet përgjithmonë ylli polar i kombit tonë, simboli më përbashkues, që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe, kur qenia jonë ishte më e rrezikuar se kurrë, “shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë”, përcaktuesi kryesor dhe pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë europiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar.
Krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë