Arrestohet pas 5 ditësh i riu në Kurbin, qëlloi me armë zjarri 18-vjeçarin

Shqipëria

Arrestohet pas 5 ditësh i riu në Kurbin, qëlloi me armë zjarri 18-vjeçarin

Më: 17 janar 2021 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Policia ka vënë në pranga 20-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri në ajër pas konfliktit me një 18-vjeçar në zonën e Kurbinit. Dy të rinjtë patën një debat të çastit dhe i riu, i cili ishte i armatosur ia mbathi nga vendi i ngjarjes dhe qëndroi për pesë ditë në arrati.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht dhe 8 shtetas, të cilët organizuan grumbullim të paligjshëm, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të Policisë.

“Nga Specialistët për Hetimin e  Krimit në Komisariatin Kurbin ,u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.Gj.,34 vjeç, banues në Kolsh, Lezhë. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për tu ndaluar.

-Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë ndalimi i shtetasit S.D.,29 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas dyshohet të jetë autor i vjedhjes në bashkëpunim të disa krerëve bagëti të imta me datë 11.12.2020,në fshatin Rraboshtë, Lezhë.

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.D.,64 vjeç,banues në Shengjin,Lezhë. Ky shtetas në aksin rrugor Shkodër-Lezhë,duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” ,në gjendje të dehur është përplasur me mjetin tip “Pegeot” me drejtuese shtetasen  M.M.

-Gjithashtu ,nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor është arrestuar në flagrancë shtetasi G.Gj.,37 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas është kapur nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Opel “në gjendje të dehur në masën 1.21 mg/l dhe pa leje drejtimi.

Ndërsa,specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, ku disa shtetas bllokuan qarkullimin e mjeteve për disa minuta në aksin rrugor Milot-Morinë, në fshatin Munaz, Mirditë  kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:  E.K., K.N., N.D.,  P.P., V.N., Gj.N., L.L., D.N.,banues në fshatin  Rreja e Velës,Mirditë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat