Ky fillim vit ka nisur me një rritje të lehtë të çmimeve të produkteve të konsumit.
Sheqeri në disa prej dyqaneve është shitur me me 5 leke më shumë, vaji dhe orizi me 10 lekë, ndërsa paketat e cigareve janë shtrenjtuar deri në 20 lekë.
Këtë e pohojnë edhe konsumatorët të cilët e kanë ndjerë në xhepat pshën e çmimeve.
“Çmimet janë vetëm në rritje”
Qytetarët shprehen se çmimet janë shumë të larta në krahasim me të ardhurat që ata marrin ndaj janë detyruar të blejnë më pak.
“Me këto pesione që marrim ne ka marrë fund. Çfarë do bësh me 150 mijë lekë? Do paguash dritat, ilaçet, ujin? LLogarit pastaj, ha pak bukë edhe”- thotë një pensionist.
Edhe vetë tregtarët e pranojnë se ka pasur rritje të çmimeve madje sipas tyre kjo rritje vjen nga pikat e shumicës