Ministrja për Marrëdhëniet për Parlamentin Elisa Spiropali ka kujtuar heroin Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu në 553-vjetorin e ndarjes nga jeta.
Spiropali shkruan se njeriu nuk vdes kur i ndal zemra por kur harrohet dhe shton se Skënderbeu nuk do harrohet kurrë.
“Njeriu nuk vdes kur i ndal zemra apo fryma. Njeriu vdes kur harrohet. Skënderbeu ynë është i paharruar, dhe i pavdekshëm”, shkruan Spiropali.