Një shqiptar është arrestuar nga Policia Greke në kufirin greko-shqiptar pasi i janë sekuestruar 36 kg marijuanë.
Mësohet se sasia e drogës është kapur në Igumenicë në një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër.
Pas kontrollit të ushtruar në automjet me ndihmën e qenit “Lussy”, policia zbuloi 35 pako me 36 kg marijuanë.
Në banesën e shqiptarit në Athinë, u gjetën dhe u sekuestrua një sasi e paidentifikuar kristali me peshë 103.6 gram dhe një peshore.