Babai i vajzës 10-vjeçare, e cila u përplas për vdekje nga një makinë ka treguar detajet si ka ndodhur ngjarja.
liaz Petali tha se vajza ishte e shoqëruar përdore me gjyshen e saj, ndërsa një makinë kishte kaluar me shpejtësi dhe e kishte përplasur.
Babai tha se pas ngjarjes, shoferi i mjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Ai u shpreh se do ta lërë në dorë të shtetit që të bëhë drejtësi.
“Kisha 10 minuta qe u ndava me vajzën. Ajo ishte me te gjyshen për dore. Shoferi erdhi dhe e përplasi. Aksidenti mund t’i ndodhe çdokujt, por shoferi beri gabim se ishte me shpejtësi në rrugë lagje. E përplasi fëmijën dhe iku. Mund të ketë qenë i pirë, por ia le shtetit në dorë të bëjë drejtësi. Këtu s’ka as rrugë as trotuar asnjë kusht.”, tha ai babai për News24.