Deputetet e Kuvendit të Shqipërisë kthehen sot në seancë plenare në atë që është edhe sesioni i fundit parlamentar për këtë mandat, duke pasur parasysh faktin që me 25 prill bëhen zgjedhjet e përgjithshme.
Ndonëse nuk mbetet e para seancë për këtë vit, pasi një seancë e jashtëzakonshme u thirr më 4 janar ku u bë edhe miratimi i ministrave të rinj në qeverinë Rama.
Sot seanca parashikon një program standard ku nuk do të mungojë edhe diskutimi i lirë që lidhet me çështjet e aktualitetit, sikurse është vaksina kundër Covid-19.
Apo menaxhimi i financave në fushatë nga qeveria.