Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrat, Arben Ahmetaj dhe Elisa Spiropali ka inspektuar punimet e shkollës së re në Paskuqan, “Jashar Hoxha”.
Gjatë hyrjes në shkollë, Rama nuk ka kursyet batutat kur nxënësit i janë drejtuar me buqeta me lule.
Por për kryeministrit, lulet duhet t’i merrte ministrja Spiropali, të cilën e ka quajtur si “lule”.
Kryeministri ka bërë autoironi, teksa e ka quajtur veten e tij si “ferrë”, po ashtu dhe minsitrin Ahmetaj dhe kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli.
“Lulet shkojnë të lulet, unë me Rakipin jemi ferrë! Arbeni është ferrë!”, tha Rama.
Edhe në këtë inaugurim Rama nuk ka lënë pa provuar dhe fushën e basketbollit, teksa nuk ka lënë me një anë batutat për Rakip Sulin.
“Rakip, je i lodh komplet, je i rraskapit”, ka thënë Rama.