Policia e Mirditës ka gjobitur me 5 milion lekë të reja kryeplakun e fshatit Rraja e Zezë në Mirditë, Kol Nikolli.
Ai është gjobitur si organizator i protestës për shkelje të rregullave anticovid.
Banorët e tre fshatrave Vele, Rraja e Zezë dhe Munaz protestuan të shtunën për dëmtimin e rrugës së zonës nga një firmë që po ndërton ujësjellësin e zonës.
Ndërkohë pas protestës mësohet se ka nisur ndërhyrja ne rrugën e dëmtuar, për ta kthyer në gjendjen e mëparshme.