Presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët gjatë një bashkëbisedimi në Vlorë, lidhur me largimet e ish-ministrave të LSI te PS.
“Më duket se LSI i paska punët shumë mirë derisa paska kaq shumë shqetësime rreth LSI, por kjo s’është çështja ime, unë jam këtu për të qenë transparent ndaj banorëve të Selenicës. Jam i sigurt që zgjidhja më e mire për të gjithë çështjet do të jetë 25 prilli”, tha Meta.
Duke folur për largimet nga LSI, kreu i shtetit u shpreh:
“Më vjen shumë keq që të merrem me çështje që s’mç takojnë aspak. Kam një sugjerim për të gjitha partitë, që të promovojnë figurat e reja të pakonsumuara, që u japin shpresë të rinjve që të jetojnë këtu si qytetarë të vërtetë evropianë. Të promovojnë figura të pastra pa problem me dekriminalizimin”, vijoi ai.