Deri më tani Lulzim Basha, ka arritur një marrëveshje me Agron Dukën, ndërsa ende nuk ka zyrtarizuar detajet me Dashamir Shehin, Nard Ndokën e Vangjel Dulen. Ndërkohë që pjesa më e vështirë e bisedimeve është ajo me Fatmir Mediun e Shpëtim Idrizin të cilët kërkojnë më shumë se një pozicion në zonën e sigurtë të kandidatëve për deputet të PD.
Përveç marrëveshjes me aleatët, Basha pritet të mbyllë edhe drejtuesit politik në 12 qarqet e vendit. Sot ai shpalli ish deputetin Mark Marku si drejtues të qarkut të Lezhës. Ky është rikthim i Markut si kandidat për deputet në qarkun që ai ka përfaqësuar në Parlament gjatë viteve 2009-2013.
Në 2013 Marku u la jashtë listës së kandidatëve për deputet nga Sali Berisha për shkak të kritikave të tij të forta ndaj Partisë Demokratike.
Por Mark Marku ishte një prej 5 figurave të Komisionit të Vlerësimit, të cilët kaluan në sitë gjithë emrat e atyre që do të përbejnë listën për deputet të Partisë Demokratike.
Bashës i duhet të zyrtarizojë edhe 6 emra drejtuesish qarqesh: Kukësin, Dibrën, Korçën, Gjirokastrën dhe Beratit.