Balluku: Strukturat në gatishmëri për motin e keq, në Valbonë rikthehet energjia elektrike

Shqipëria

Balluku: Strukturat në gatishmëri për motin e keq, në Valbonë rikthehet energjia elektrike

Më: 18 janar 2021 Në ora: 20:46
Ilustrim

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se grupet e punës së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) janë në gatishmëri për të ndërhyrë për riparimin e çdo defekti në linjat e shpërndarjes së energjisë.

Balluku bëri të ditur se falë angazhimit të madh të brigadave të punonjësve të OSSH-së u bë e mundur edhe rikthimi i energjisë në zonën turistike të Valbonës, në Tropojë.

Aktualisht, tha ajo, po punohet për riparimin e linjës 40 km të gjatë në Kukës, e dëmtuar si pasojë e reshjeve të dëborës.

“Në Kukës, grupet e OSSH janë në krye të detyrës për të riparuar linjën 40 km të gjatë, e dëmtuar si pasojë e reshjeve të dëborës. Falë angazhimit dhe punës së bërë u bë e mundur normalizimi i situatës edhe në Valbonë. Jemi në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet për t’iu shërbyer qytetarëve”, deklaroi ministrja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat