Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se kontrata me Pfizer për vaksinën antiCovid është sekrete në gjithë botën.
Në një konferencë me gazetarët, Rama u shpreh se nuk ka asgjë për të fshehur, por zbaton klauzolën e sekretit tregtar. Sipas tij nuk ka asnjë vend në Evropë që ka bërë publike kontratën me kompaninë Pfizer.
“Kontrata me Pfizer është e mbrojtur në gjithë botën nga sekreti tregtar nuk bëhet publike përtej dëshirës time.
Nuk ka asnjë sa më takon për ta fshehur, por kontrata janë kontrata dhe klauzola e sekretit tregtar është aty për të gjitha vendet që kanë marrëdhënie me Pfizer.
Nëse gjeni një vend të BE që e ka bërë publike ne do jemi vendi i dytë”, tha Rama.