Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho është prezantuar ditën e sotme me struktura e PD në Korçë, një ditë pasi u zgjodh si drejtuesi politik i këtij qarku.
Gjatë një prononcimi për mediat, Edmond Spaho theksoi se propozimi i tij në këtë detyrë ka qenë vendim kolegjial.
“Vendosja ime në krye të qarkut ka qenë vendim kolegjial, i vendosur nga zoti Basha dhe diskutuar me strukturat vendore. Është kënaqësi të rikthehem në Korçë. Do të dalim forca e parë në zgjedhjet qendrore të 25 prillit. Duhet të heqim këtë të keqe (qeverinë) nga ky vend.”, tha Spaho.
Ndërkohë që përkrah Edmond Spahos sot ishte dhe ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili gjatë takimit me strukturat në Korçë shprehu bindjen se demokratët do të luftojnë për 6-7 mandate. “Do të luftojmë për 6 deri në 7 mandate në këtë qark”, tha Salianji.
Më tej Salianji u shpreh se: “Falënderoj çdo qytetar, çdo votues për mbështetjen masive që më ka dhëne, falenderoj demokratët që më kanë votuar si më të preferuarin dhe me te votuarin nga deputetët dhe i përulem sakrificës dhe kontributit të tyre që bënë të mundur që në një acar politik, thuajse me gjendje lufte të bënin të mundur që Korça të ishte i vetmi qark me rritje për Partinë Demokratike në vitin 2017.
Si drejtuesi me i larte politik ndihem borxhli por dhe krenar për secilin. Siç e dini telefoni im është 24 orë hapur, disponibiliteti im në çdo moment dhe gatishmëria ime për ndihmë absolute në shërbim të fitores së demokratëve. I uroj suksese Edmond Spahos që rikthehet në Korçë dhe njihet shume mire prej jush”.