Një punëtor është aksidentuar në punë mesditën e së martës në Tiranë.
Policia njofton se rreth orës 13:40, tek kompleksi “Kodra e Diellit”, në një pallat në ndërtim, duke punuar ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi F. Ç., 59 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, policia njofton për një ngjarje tjetër të rëndë, ku raportohet se ka marrë flakë në lëvizje një makinë në Vorë.
"Rreth orës 13:30, në rrugën dytësore në Vorë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues K. K, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme në njerëz", njofton policia.
Grupi hetimor vijon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.