Stadiumi kombëtar “Air Albania” është vënë në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, prej datës 11 janar, teksa po kryet procesi i vaksinimit ndaj COVID-19.
Ndërkohë “Panorama” mëson se prej disa ditën organi më i lartë i futbollit në vend (FSHF), i ka dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë, teksa kërkon një qira për përdorimin e impiantit. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga zv.kryeministri Erjon Braçe nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku nuk i ka kursyer “thumbat” për FSHF-në.
Arsyeja e kësaj kërkese është sepse gjatë kësaj periudhe stadiumi ka një kosto të konsiderueshme mirëmbajtje që FSHF e ka të vështirë ta përballojë.
Procesi i vaksinimit pritet të zgjasë për disa muaj, ndërkohë që palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët që stadiumi do të jetë në dispozicion para datës 28 mars, kur është planifikuar të luhet sfida mes Shqipërisë dhe Anglisë e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës.
O Zot përsëri Tirja/ Erion Braçe sulmon presidentin Duka: Do lekë pse po bën vaksinën në stadium…
Vazhdon “lufta” në distancë mes zv.kryeministrit Erion Braçe dhe FSHF-së, teksa kësaj here “sebep” është bërë një shkresë zyrtare e organit më të lartë të futbollit shqiptar në vend, drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, ku i kërkon qira, për përdorimin e stadiumit “Air Albania” për procesin e vaksinimit anti-COVID-19.
Nëpërmjet një postimi në faqet zyrtare, Braçe ka “thumbuar” presidentin Duka.
POSTIMI I ERION BRAÇES
OOOOO ZOOOOOT!
PERSERI TIRJA;
LEKE PSE PO BEN VAKSINA NE STADIUM!
Nje muaj me pare tallej si presidenti i partise me dyshimin tregetar: do e sjelle apo nuk do e sjelle qeveria vaksinen!
Tani qe vaksinimi eshte fakt,
nisi nga e para kenga:
DUM PARE, DUM PARE!