Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2510 testime, nga të cilat 586 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Një ditë më parë u raportuan 292 raste të reja.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë gjashtë persona të prekur me COVID-19, ndërsa janë shëruar 596 të tjerë.
Aktualisht në katër spitalet COVID po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët katër pacientë janë të intubuar./