Anëtari i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike, Aleksandër komentoi zgjedhjen e pdagogut Mark Marku si drejtues politik i qarkut të Lezhës. Sipas Biberajt, Mark Marku është propozim i Bashës, sepse 20% e kandidatëve janë atribut i kryetarit të partisë.
“Z.Mark Marku nuk ka kaluar nga kufizat sepse ky ishte pakti, që 5 anëtarët nuk duhet të ishin të propozuar dhe nëse duhet të ishin propuzuar nuk do t’i nënshtroheshin filtrimit. Z.Mark Marku është propozim i z.Basha sepse në udhëzimin që është miratuar në kryesi, në qershor të vitit të kaluar është thënë tekstualisht që 20% e kandidatëve do të jena atribut i kryetarit të partisë z.Basha.
Kështu që në këtë rast z.Basha ka ushtruar të drejtën e vet që e ka të miratuar nga kryesia e këshillit kombëtarë dhe është normale që kryetari i partisë të ketë të drejtën për të përzgjedhur 20% pa kaluar kto filtrat partiakë”, tha Biberaj për “Fax News”.
Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD është shprehur se opozita në Shqipëri është nje fenomen jashtëzakonisht i vështirë dhe nuk është dakort me ato politikanë që bëjnë opozitën e opozitës.
“Mendoj që opozita e opozitës është një deformim demokracie tipike shqiptare, nuk kam qenë dhe nuk jam asnjëherë dakort për ato politikanë që bëjnë opozitën e opozitës.
Opozita në Shqipëri është një fenomen jashtëzakonisht i vështirë. Çdo opozitë ka pasur vështirësitë e veta sidomos kur bëhet fjalë për opozitë në dy mandate, vështirësit shtohet sepse anëtarët, simpatizantët, militantët ditën e parë që vjen partia tjetër i kanë hequr nga puna”, u shpreh anëtari i Këshillit Kombëtarë të PD, Biberaj.