Hetimet për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një oficer policie ende nuk janë mbyllur.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, sqaroi në emisionin “Përballë” se hetimet e SHÇBA-së lidhur me sjelljen e policit vijojnë, ndërkohë që dosja e ngjarjes është gati për në gjykatë.
“Çështja është në hetim. Një rast lidhet me marrëdhëniet drejtëpërdrejt dhe me ngjarjen me faktin me humbjen e jetës së Klodianit. Dhe kjo është mbyllur me prova të plota. I ka prokurori, i ka gati dhe do t’i çojë shumë shpejt në gjykatë.
Është një nga hetimet model. Dhe ka një çështje tjetër që lidhet me sjelljen e policisë. Pra janë dy të ndryshme. Për të parën kemi ecur me shpjetësi. Për të dytën vazhdon hetimi. Se nuk është thjesht për tu bërë”, tha Çuçi.