Një dyqan është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë lagjes nr.2 të qytetit. Raportohet se grabitësi ka vjedhur një sasi lekësh dhe malli.
Ndërkohë ende nuk është e qartë se sa ka qenë vlera e mallit apo sasia e parave që është grabitur këtë mëngjes në Pogradec.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.