Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve për 21 janarin.
Policia dorëzoi në prokurori letër kërkesën, ku i kërkohet prokurorisë riinspektim hetimor.
Riinspektim për caktimin e drejtimit të qitjes gjatë vrasjes së Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, si dhe plagosjen e Fatos Mahmutajt, Sokrat Godes, Erald Boshas, Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papas.
Kërkohet të kryhet riekspertim i predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës. Të ripyeten personat që kanë dijeni kryesisht ish-efektivë dhe efektivë të gardës që ishte në shërbim në datën 21 janar. Gjithashtu në letërkërkesë kërkohet të ripyeten të viktimave dhe dëshmitarë.
Të kryhet rikqyrje e e pamjeve filmike të fokusuar kryesisht tek Zuver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe të plagosurit.