Një shtyllë e tensionit të ulët raportohet se është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit.
Shkak për këtë shpërthim mendohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara në terren, shpërthimi ka qenë i frikshëm duke tronditur jo pak qytetin.
Problemi është rregulluar dhe fatmirësisht nuk ka pasur dëme materiale.