Dy prej aleatëve të Lulzim Bashës, janë shprehur skeptikë lidhur me vazhdimësinë e koalicionit me Partinë Demokratike.
Bëhet fjalë për kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediun dhe për kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizin.
Mediu ka deklaruar sot për A2 se nuk e quan negociatë kur Basha vendos se Basha vendos se çfarë do i lërë Partisë Republikane.
Nëse ju më thoni shiko se zoti Basha ka vendosur me grupin negociator se çfarë do i lërë Partisë Republikane, kjo nuk është negociatë, biles është në dëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe në dëm të koalicionit”, u shpreh ai, ndërsa të njëtën gjë pohoi edhe Idrizi.
“Ne e kemi ndarë që jemi me PD. Nëse na caktojnë ata, çfarë na lënë nuk është negocim, nuk i bën mirë koalicionit”, tha kreu i PDIU-së.
Ata kërkojnë më shumë se një mandate, pasi theksojnë se kanë peshë më të madhe elektorale.