Këngëtari polifonik Guri Rrokaj i ka dedikuar një këngë presidentit turk Recep Taip Erdogan.
Frymëzimi për të krijuar një projekt të tillë muzikor i erdhi nga ndihma që i ofroi Turqia Shqipërisë për ndërtimin e një blloku pallatesh në Laç dhe spitalin turk në Fier.
Rrokaj thotë se këngën polifonike e krijoi në shenjë falenderimi për ndihmën që qeveria turke po i jep popullit shqiptar. Edhe pjesëtarët e grupit të tij e kanë mbështetur duke mirëpritur këngën për presidentin turk.
Projekti muzikor shpreh vetëm mirënjohje për Erdogan dhe nuk ka të bëjë me politikën. Kujtojmë se rreth dy muaj më parë, Presidenti Ilir Meta u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh”. Edhe për këtë ka njoftuar se po punon për ti dedikuar një këngë, por ende nuk dihet se kur do të bëhet.
TEKSTI I KËNGËS
Lajmi bukur mori dhenë, në gjithë botën sot po zjen
Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj
Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj
Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë
Në Turqi tek gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna
Burri i besës që s’të fal, tha të bëhet një spital
Lacin po nge në themel me gjithë lagje krejt po del
Do bëjë spitalin në Fier për të gjithë vilajetin
Ky Rexhep Taip Erdogan Presidenti turk me famë,
Për Shqipërinë do mbesë ikonë, sa more sa malet të rrojë!