Zbardhet udhëzimi i PD për strukturat: Mos harroni që ju jeni përfaqësues personal i partisë

Shqipëria

Zbardhet udhëzimi i PD për strukturat: Mos harroni që ju jeni përfaqësues personal i partisë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:35
PD

Partia Demokratike u ka shpërndarë strukturave të  saj një udhëzim që detajon punën  deri në zgjedhjet e  25 prill. 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare, udhëzimi parashikon në detaje punën që duhet të bëjnë grupet vullnetare, identifikimin e votuesve madje dhe mënyrën se si këto grupe duhet të komunikojnë me qytetarët.  i votuesve, por ky udhëzim ngjan më shumë me një manual sjelljeje. 

“Mos harroni se ju jeni një përfaqësues personal i partisë dhe i Lulzim Bashës, kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë. Fjalët që thoni dhe përshtypja që krijoni do të kenë një efekt të madh në vendimin e votuesit.” 

Partia demokratike, kujdeset t’i kujtoje anëtarëve të saj  se sa  detaje i rëndësishëm është  buzëqeshjes. 

“Toni i zërit dhe gjuha e trupit janë të rëndësishme. Një buzëqeshje thotë më shumë se mijëra fjalë.  Mësoji pikat e Formatit bashkëlidhur dhe mos lexoni gjatë kohës që   bashkëbisedoni me votuesin” 

Ky udhëzim e ndan organizmin në dy fazë, faza e parë deri në 5 mars, ndërsa në fazën e dytë e cila shtrihet deri në 25 prilli fokusi është kryesisht tek programi i Partisë Demokratike. Deri më sot, janë artikuluar vetëm disa pika kryesore të programit, ndërsa në ditët e ardhshme pritet shpalosja në detaje e alternativës se opozitës për nesër në qeveri.

Ndërkohë  Partia Demokratike,  ende nuk ka plotësuar drejtuesit politik në të gjitha qarqet duke mos deleguar emrat e 6 koordinatorëve në Tiranë, emrin e drejtuesit të fushatës në Kukës dhe Gjirokastër. Nga ana tjetër kryetari i PD Basha nuk ka mbyllur as marrëveshjet me aleatët. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat