Këngë për Erdoganin, mijëra shikime, por edhe kritika në rrjetet sociale

Shqipëria

Këngë për Erdoganin, mijëra shikime, por edhe kritika në rrjetet sociale

Më: 21 janar 2021 Në ora: 19:41
Grupi polifonik i Mallakastrës "Gjergj Aranitasi"

Nga dje, këngëve isopolifonike i është shtuar edhe një këngë kushtuar presidentit turk. Grupi polifonik i Mallakastrës "Gjergj Aranitasi", publikoi këngën dedikuar Rexhet Taip Erdoganit, si mirënjohje ndaj ndihmës që Turqia po i jep Shqipërisë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Laç dhe ndërtimin e një spitali në Fier.

Teksti i këngës është i mbushur me lëvdata dhe himne për udhëheqësin turk duke shprehur falënderim për ndihmën dhe mbështetjen që po i jep Shqipërisë, "si nëna evlatit", sikundër thuhet në vargjet e saj.

Në vetëm një ditë pasi është hedhur, kënga ka marrë mijëra shikime në YouTube, por të shumta janë dhe kritikat në rrjetet sociale.  

Si për ironi të fatit grupi mban emrin e Gjergj Aranitit që konsiderohet si një nga luftëtarët më të njohur në Shqipëri kundër Perandorisë Osmane pas heroit kombëtar, Skënderbeut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat