Në ‘Çim Peka Live’, ish-kryeministri Berisha ka bërë edhe një parashikim të fortë se çfarë do të ndodhë me Ramën pasi të humbë zgjedhjet, ku u shpreh se ky i fundit nuk do e lëshojë zyrën dhe do largohet aty vetëm pasi të krrehet.
‘Edi Ramën pas 25 prillit e shikoj me 4 dosje penale, për të cilët meriton për gjithsecilën 30 vite burgim. I di vetë Rama për cilat dosje bëhet fjalë. Për dosjen e ‘CEZ-it’, të ‘Inceneratorëve’, Dosja e ‘Detit’ për tradhëti të lartë kombëtare, dosja e vjedhjes të fondeve të tërmetit. Por ai nuk ikën. Ai do krrehet. Ai nuk del nga ajo zyrë. Pas zgjedhjeve do nxirret me forca të policisë, sepse nuk del, nuk e dorëzon postin.
A ju kujtohet që desh organizoi sulmin ndaj KQZ-së ku desh e dogji. Nuk e lëshon absolutisht zyrën. Këtu do jemi. Do shihni gjërat më të papara. A ju kujtohet se si e rrethoi KQZ-ë për Bashkinë
Ishte kryetar i bashkisë dhe desh dogji KQZ-në. Këtu kini për të qenë.’