Sipas presidentit Ilir Meta, sot një shqiptar ndihet më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan.
Kreu i shtetit, duke iu referuar EUROSTAT, thotë Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.
"Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.
Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan.
Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin.
KOHA PËR TË MENDUAR DHE VEPRUAR PËR SHQIPTARËT!", shkruan kreu i shtetit.