Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma akuzon kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer qytetarët për numrin e pacientëve që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.
Teksa poston një video me deklaratat e Kryeministrit, Duma i kërkon Ramës që të dalë para familjeve që kanë humbur të shtrenjtët e tyre dhe të japë llogari.
“Rama gënjeu për numrin e njerëzve që vdiqën nga covid. Ai u tha mijëra familjeve që sot vajtojnë se të afërmit që humbën janë vetëm numra.
@edirama dil përpara mijëra familjeve në zi, jep llogari!” shkruan ish-deputetja, Grida Duma.