Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka publikuar një video-montazh ku shkruan se kryeministri Rama ka gënjyer për shifrat e viktimave nga Covid-19.
Duma i kërkon Ramës t’u japë llogari mijëra familjarëve që kanë humbur të afërmit nga koronavirusi.
Sipas saj, shifra 1296 viktima është shumë e ulët, pasi sipas përllogaritjeve që nga fillimi I pandemisë kanë humbur jetën 6 mijë shqiptarë.
Statusi i plotë:
Rama gënjeu për numrin e njerëzve që vdiqën nga covid. Ai u tha mijëra familjeve që sot vajtojnë se të afërmit që humbën janë vetëm numra. @edirama dil përpara mijëra familjeve në zi, jep llogari.