Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në mbrëmje.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dedaj të Pukës.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi i identifikuar si L. M.
Një motor është rrëzuar mbi një urë këmbësore, në kohën që ishte duke kaluar përroin.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës.