Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Kavajë. 2 persona raportohet se kanë tentuar të vjedhin një banesë dhe kanë dhunuar pronarin e banesës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zik-Xhafaj të Kavajës.
Dy personat raportohet se kanë qenë të maskuar dhe e kanë dhunuar me sende të forta pronarin e banesës.
Pasi kanë dhunuar pronarin e shtëpisë, autorët e dyshuar janë larguar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.