‘Ndragheta’ në kullat e Veliaj/ Kush është Niku i Lalit në përgjimet e Antimafias italiane

Shqipëria

‘Ndragheta’ në kullat e Veliaj/ Kush është Niku i Lalit në përgjimet e Antimafias italiane

Më: 23 janar 2021 Në ora: 00:00
Erion Veliaj

Sot u botuan disa përgjime të Antimafias Italiane nga Oranews, të cilat hedhin dyshime mbi mënyrat se si mafia italiane (Ndrangheta) arrin të depërtojë në procesin e lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës të drejtuar nga Erion Veliaj.

Në këto përgjime përmendet një emër shqiptar, Niku, si personi i cili ka aksesin e duhur për të garantuar leje pranë Bashkisë Tiranë, nëpërmjet një pagese nën dorë.

Burime pranë PS-së për MCN TV deklarojnë se "Niku" është shtetasi Besnik Halili, biznesmen në disa sektorë, kryesisht në sektorin e furnizimit me oksigjen të rrjeteve spitalore.

Besnik Halili zotëron 100% të kuotave të shoqërisë NCI sh.p.k. si dhe përfaqësues i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. ku aksioner i vetëm është shoqëria italiane Sol s.p.a., e cila përmendet dhe në përgjimet e rrjedhura sot në media.

Besnik Halili njihet në qarqet e politikes shqiptare dhe si i shoqi i Luneda Sufalit, ish drejtoreshë e AMLF në periudhën e sulmit të "fundit të marrëzisë" 2013-2015, sot drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, me rol aktiv dhe në përpjekjet e qeverisë për të luftuar pandeminë Covid-19.

Besnik Halili ka dhe një profil në Linkedin ku deklaron se zotëron shoqërinë Global Technology Services LLC me seli në Dubai...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat