Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi që të fuste sende të ndaluara në burg.
Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për shtetasin Julian Hazizaj, banues në Fushë-Krujë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale
“Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.