Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga emisioni ‘Kjo javë’ e gazetares Nisida Tufa në News 24 ka zbardhur edhe qytetin ku do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.
‘Tirana më ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet. Më ka besuar drejtimin si kryebashkiak dhe unë do të garoj në qytetin e Tiranës.
Kur mbi 80% duan ndryshim, padiskutim në këtë përqindje të madhe ka dhe shumë socialistë’
Basha u ndal edhe te procesi i emërimit të koordinatorëve.
‘Procesi i emërimit të koordinatorëve po ndodh me konsultim me gjithë bazën e anëtarësisë.
Janë vendimet e kryesisë dhe të Këshilllit Kombëtar ato që do të finalizojnë listën tonë.
Lista e Partisë Demokratike në këto zgjedhje do të jetë një listë konkurruese por e pakonkurrueshme me kundërshtarin tonë politik sa i përket integritetit, aftësive, përvojës por, dhe risive dhe energjisë për t'u përballur me të keqen për të triumfuar mbi të keqen.
Unë do të jem i pari kryeministër që nuk është arsimuar në komunizëm, që është rritur dhe brumosur me një model perëndimor të formimit, që beson në vlerat fondamentale të shoqërive të lira.’