Ditën e djeshme është ndarë nga jeta profesori i njohur Luigji Vaso, i cili ka dhënë mësim në katedrën e Universtetit Ekonomik në lëndën e kontabilitetit.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur profesori i Ekonomikut Fatmir Memaj.
Ai shkruan se profesori ishte model i përkushtimit dhe korrektësisë në punë, i respektuar nga të gjithë.
“Sa e vështirë është të shkruash lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Prof. Luigj Vaso.
Profesori ishte model i përkushtimit dhe korektësise në punë, i respektuar nga të gjithë.U prehsh në paqe profesori ynë, profesor i vlerave të larta profesionale dhe njerëzore”, shkruan Memaj.