Misioni i ODIHR ka nisur vizitën 5 ditore në Tiranë për t’u njohur më nga afër me punën përgatitore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Delegacioni do të takojë përfaqësuesit e të gjitha institucioneve si dhe krerët e partive politike.
E hëna nis me Partinë Socialistë, ku përfaqësuesit e ODIHR rreth orës 14:00 do të takohen në selinë rozë me përfaqësues të mazhorancës.
Dy orë më vonë do të drejtohen drejt selisë blu për t’u njohur edhe me qëndrimin e Partisë Demokratike për përgatititjet e zgjedhjeve parlamentare.
Ndërsa në orën 18:00 delegacioni i ODIHR do të ulet në tryezë me LSI-në aletatin e Lulzim Bashës.
Zgjedhjet e 25 prillit do të rikthejnë në parlamentent opozitën e bashkuar pas braktisjes së Kuvendit dhe djegies së mandateve në 2019.
Gjithashtu takimet e ODIHR do të vijojnë edhe të mërkurën me përfaqësues të KQZ-së, me Ministrinë e Jashtme si dhe me drejtuesit e AMA-s.
Në fund të takimeve Delegacioni do të vendosë nëse do të jetë e nevojshme monitorimi i zgjedheve të 25 prillit në Shqipëria nga ana e OSBE/ODIHR apo jo.