Vijojnë të regjistrohen aksidente në rrugët e vendit.
Pas aksidenteve me të plagosur në Rrogozhinë, Elbasan dhe Vlorës, pak minuta më parë është regjistruar i rradhës në qytetin e Pogradecit.
Një qytetar ka humbur jetën në aksin Pogradec-Korçë, pranë fshatit Buçimas, teksa është përplasur nga një automjet.
Viktima, sipas asaj që raporton gazetarja e Ora News Iris Rezhda, është shtetasi i identifikuar si Pajtim Gjyli.
Ai ka qenë duke lëvizur në këmbë në momentin e aksidentit, ndërsa drejtuesi i makinës nuk është ndalur duke u larguar nga vendngjarja.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.