Bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike, Aurela Basha, shumë aktive kohët e fundit me postimet e saj në Instagram, na njeh me një Lulzim Basha që pak herë e hasim në daljet e tij publik.
Zonja Basha ka publikuar një foto teksa duket lideri i opozitës në rolin e një babait të dedikuar, shkruan Ora News.
Ai ndodhet pranë vajzës së vogël, Viktorias, duke i lexuar librin me përralla para gjumit.
Sipas Aurelës, ky është edhe libri i preferuar i vajzës së çiftit Basha.
“Sonte në kohë për ti lexuar gocës librin e preferuar“, shkruan mbi foto Aurela Basha.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/25/auto_basha-aurela-21611529253.jpg)